U ekzekutua nga kunati pasi i përdhunoi të bijën, Erjon Pelivani ishte i martuar dhe me fëmijë, flet halla e viktimës

Historia tragjike familjes shqiptare në Volos, ku një 50-vjeçar vrau kunatin e tij, pas dyshimeve se ky i fundit kishte abuzuar me vajzën e tij 18-vjeçare, tronditi opinionin public.

Në një intervistë, ka folur halla e viktimës, Erjon Pelivanit, ku ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen.

Intervista:

Si e mësuat lajmin?
“E Kam nip. Lajmin e dëgjova në punë, nga mediat”.

A keni folur me Elonën?
“Po kam folur, por tani smë del”.

Ç’ju tha?
“Më tha që e vrau burri, kaq”.

Sa kohë kishte Erjoni që jetonte në Greqi?
“Kishte kohë, smë kujtohet se sa”.

Si ka ndodhur ngjarja?
“Se di. Jam këtu në Shqipëri. Ngjarja shumë e rëndë. Por nuk di gjë”.

Sa kohë kishte Elona që ishte martuar me Fatmirin?
“10 vite. Ai kishte 3 vajza. Dhe djalin e bënë me mbesën time. Jam e tensionuar”.

A kishte qenë mbesa juaj e martuar?
“Ka një vajzë nga martesa e parë. Erjoni jetonte më larg Elonës, ishte i martuar me greke. Ka një fëmijë. E merrja në telefon dhe më thoshte; jam larg me vëllain. Kur vinte mbesa atje, flisja me Erjonin. Nuk e di mirë, por thonë se do të vijë trupi në Shqipëri”.

Sa fëmijë kishte Erjoni?
Një djalë ka. Vëllai im jeton atje. Ishte me dokumente të rregullta”.

Ku jeton vëllai juaj?
“Vëllai është pak larg nga goca, rreth 30 minuta nga goca e tij. Erjoni jeton larg me greken. Se di se çfarë vendi jeton”.

Ti e beson atë që mund të ketë bërë Erjoni?
“Nuk është gjë e mirë. S’më vjen mirë, nuk e di se si janë rrethanat. Ai është larg, habitem se si ka ndodhur”.

 


Shtuar 11.01.2024 12:47