U arrestua pasi dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren, autori në Facebook: E kisha pre me sëpatë! (FOTO LAJM)

 Ditën e sotme është vënë në pranga autori i vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani, Dardan Krivaqa  nga policia e Kosovës.

Ai është emër i njohur për policinë pasi në të shkuarën është arrestuar pasi kishte dhunuar dhe detyruar ish të dashurën në Francë të prostituonte.

Në mediat është zbuluar se kohë më parë se ai kishte komentuar në një portal, ku raportonin për një polic që i kishte drejtuar armën një kundërvajtësi që ta ndalonte.

Ai shkruante se do e kishte prerë me sëpatë nëse do ja drejtonin armën.

Rikujtojmë se viktima dhe autori kishin dy muaj që ishin të martuar dhe bashkëjetonin. Burimet bëjnë me dije se dhuna e ushtruar ndaj saj nga i arrestuari ka rezultuar fatale pasi ajo nuk u ka mbijetuar dot duke ndërruar jetë. /albeu.com/

 


Shtuar 24.08.2021 13:11