U arrestua për abuzim seksual, Dervish Hasi: 16-vjeçaren nuk e ka detyruar njeri, ҫfarë ndodhi me 3 gratë e tjera

Ditën e sotme, policia ka tentuar të marrë në pyetje 3 gratë e Dervish Hasit, i arrestuar një ditë më parë abuzimin e 16-vjeçares .

Burime bëjnë me dije se; asnjëra prej tyre pavarësisht insistimit të policisë, nuk ka pranuar të flasin dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në të njëjtën linjë mësohet se ka qenë edhe 42-vjeçari, i cili në pjesën më të madhe të pyetje të policisë është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen, edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.

Vajza e mitur është tentuar të merret në pyetje dhe e vetmja gjë që ka deklaruar, është se ka shkuar me dëshirë, por për shkak të hezitimit për situatën nuk është vijuar më tej, ku pritet të merret edhe një herë tjetër në pyetje në prani të psikologut.

Familja e vajzës janë shprehur se nuk kishin zgjidhje tjetër, për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi dhe kishin frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj.

Policia nuk ka pasur një denoncim të mirëfilltë për rastin, por vetëm indicie të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 19.01.2024 11:31