SPAK sekuestron HEC-in ‘Drita’ të Erzen Breçanit, dhe llogari bankare e makina të Ervin Matës, nën hetim pasuror edhe Elvana Gjata

Këtë të premte, prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC- “Drita”, në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij.

Ndërsa Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër tyre apo të familjarëve.

Mes personave nën hetim pasuror, mësohet se është edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por seanca u shty për një ditë tjetër.

Burime bëjnë me dije se; po vijojnë hetimet për pronat e tjera që mund të jenë fshehur nga të akuzuarit, duke përdorur persona të tjerë.