U akuzuan për shpifje nga avokatja/ Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Berishën, Nokën, Boçin dhe Palokën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka shpallur të pafajshëm Sali Berishën, Edi Palokën, Flamur Nokën dhe Luçiano Boçin të cilët u paditën nga avokatja Valentina Teodoresku për shpifje.

Teodoresku, u caktua avokate kryesisht nga gjykata për çështjen ndaj Berishës në seancën e 26 tetorit 2023, për verifikimin e masës së parë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj tij.

Të lidhura

None found

Teodoresku, i cilësoi si shpifje deklaratat publike të të kallëzuarve prej saj ku e identifikonin si patronazhiste dhe ish-hetuese të kohës së diktaturës.

“Gjykata vendosi deklarimin e pafajshëm të të akuzuarve Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luciano Boçi, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i K.Penal“, thuhet në vendimin e gjykatës.

Njoftimi i plotë i GJKKO:

1. Viktima akuzuese Valentina Teodoresku me datë 26.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasit: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Luciano Boçi, etj., të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i K.Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 41, datë 21.05.2026 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarve Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luciano Boçi, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i K.Penal.

2. Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusu