U akuzua se bashkëpunonte me Suel Çelën, Artan Hoxha tregon të vërtetën e tij: E dija që do arrestohesha!

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me masën “detyrim paraqitje” që iu dha nga SPAK, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale të Suel Çelës.

Artan Hoxha është shprehur se e dinte tre ditë para se të ekzekutohej ky vendim. Gazetari ka treguar se e kanë njoftuar dhe i kanë thënë se do ta arrestonin.

Ai madje këtë e ka quajtur një sulm, pasi ka goditur lart dhe se ka shumë armiq. Po ashtu Hoxha u shpreh se nuk është marrë në pyetje asnjëherë nga SPAK, dhe se hera e fundit që ka qenë në Prokurorinë e Posaçme ka qenë më 3 tetor, ku ka dorëzuar kasetën e 21 Janarit dhe ka dhënë dëshmi për 4 orë.

“Nuk jam pyetur asnjëherë nga SPAK. Komunikimi im i fundit është bërë me datë 3 tetor të këtij viti dhe kam qenë në SPAK për të dorëzuar kasetën e 21 Janarit, ku u mora në pyetje për 4 orë.

Erion Veliaj më ka paralajmëruar që në emisionin e datës 14 dhjetor 2023. Ka qenë i ftuar në një TV tjetër, ka thënë “gazetarë që njihen si me lidhje me krimin dhe që dalin në bisedat e SKY ECC”. Kam qenë këtu në emision dhe i kam kthyer përgjigje. Ishin mesazhe që po dilnin dalëngadalë. E kam thënë disa herë që po presin të më arrestojnë. Populli thotë, po gjuajte lart, lart të vjën goditja.

Pse nuk është vepruar deri në 3 tetor që isha në SPAK? Unë jam thirrur për kasetën e 21 janarit. Po të mos e dorëzoja do të shtyhej. Kam dhënë katër orë dëshmi dhe kam thënë kush duhet pyetur për 21 janarin.

Këto ditë kam dëgjuar, kaq shumë shfrenim fantazie, madje të disa që hiqen si baballarë të gazetarisë, që prezumojnë pafajësinë, këto nuk janë as prova, janë dyshime, unë nuk jam i pandehur por person nën hetim. Këto u trajuan si prova të mirëfillta dhe unë jam bos i krimit të organizuar.

U nxorrën qëllimisht për të dëshmuar se çfarë kisha bërë, sikur kam bërë komplot kundër kryeministrit të vendit.

Pra, u krijua ideja që unë isha një nga njerëzit kryesorë të organizatës, unë kam folur dhe të flas me të gjithë njerëzit e botës së krimit për të marrë informacion që më cojnë te politikanë më të rëndësishëm të këtij vendi. Unë nuk jam as për tender, as për korrupsion, as kam vilanë Rolling Hills, unë punoj se Fresku.

Mua më kanë lajmëruar dhe prandaj e dinte zoti Veliaj, hetimi ka një vit e gjysmë. Kjo organizatë ka shumë cështje atje. Suel Cela është që me plumbin e artë.

Ervis Martinaj që nuk jeton më dhe Suel Cela, që aty fillon kjo histori”, tha Hoxha ndër të tjera për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.


Shtuar 2.12.2024 21:32