Tymi i zi nga Tuneli i Elbasanit, shkrumbohet makina në lëvizje

Sot, në tunelin Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin G. Q.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, njofton policia

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com