Tym e flakë, dalin pamjet kur zjarri “përpin” autobusin në Durrës (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga autobusi i linjës së PortoRomanos në qytetin e Durrësit që u përfshi nga flakët.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Siç shihet nga pamjet, autobusi është shkrumbuar thuajse totalisht.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/