Tushe u shkarkua pas arrestimit për korrupsion, zgjidhet kryetarja e re e Bashkisë Lushnjë

Pas shkarkimit të Fatos Tushes dhe përjashtimit nga PS-ja, postin e kreut të Bashkisë së Lushnjës do ta marrë Eriselda Sefa, e cila ishte nënkryetare.

Vendimin e ka marrë Këshilli Bashkiak i Lushnjës.

Kujtojmë se disa ditë më parë Fatos Tushe u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat së bashku me zyrtarë të tjerë.

Pas arrestit, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe një ditë më vonë e përjashtoi edhe nga partia./albeu.com

Shtuar 16.07.2021 11:23