Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, për çfarë akuzohet Tushe

Ditën e sotme, në kuadër të operacionit masiv të SPAK, është arrestuar kreu i Bashkisë së Lushjës, Fatos Tushe.

Mësohet se Tushe është arresuar pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar sot në Lushnje, ku janë arrestuar 10 persona, të cilët janë vartës të Tushes dhe biznemenë.

Ndërkohë, Vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë./albeu.com


Shtuar 6.07.2021 10:33