Banorët e zonave në Turqi që u goditën nga tërmeti 7.8 Rihter i 6 shkurtit po jetojnë momente tragjike pas reshjeve të dendura të orëve të fundit që shkaktuan përmbytje dhe vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Şanlıurfa’da suda mahsur kalan kişinin kurtarıldığı anlar kameraya anbean böyle yansıdı.
— Yeni Şafak (@yenisafak) March 15, 2023
Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën nga përmbytjet. Siç u bë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.
Siç shihet në videot e publikuara nga mediat turke, sasia e madhe e ujit përmbyti kampet me tenda në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit.
Malatya Doğanşehir’de sel. pic.twitter.com/hApjOmUGIZ
— Malatya (@bizmalatyaliyiz) March 15, 2023
Në video të tjera vërehet se ujërat e vrullshëm kanë “zhdukur” rrugët, duke tërhequr zvarrë makina dhe objekte të tjera pas tyre, ndërsa qytetarët tentojnë të shpëtojnë nënat dhe fëmijët.
Şanlıurfa’da dün akşamdan bu yana etkili olan sağanak sonucu onlarca aracın sel sularında sürüklendiği anlar cep telefonu kamerasınca kaydedildi https://t.co/3yKLJEiK1p pic.twitter.com/Ay79qxJiSp
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) March 15, 2023
Në Sanliurfa, ishte gjithashtu e nevojshme të evakuohej një spital me pacientë të ICU që transferoheshin në institucione të tjera infermierore.
Meteorologët paralajmërojnë, në fakt, se dita e sotme me gjasë do të jetë edhe më e rëndë për nga intensiteti i dukurive me reshje të dendura shiu që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës. /albeu.com