“Turku tani s’na prek dot”, dronët e “frikshëm” amerikanë pozicionohen në Greqi:

Grekët dhe amerikanët janë duke bashkëpunuar në lidhje me mbikëqyrjen e aktivitetit ushtarak të Turqisë në Egje pas tensioneve të viteve të fundit. Mësohet se kohët e fundit në bazën ajrore të Larisas janë vendosur edhe disa dronë të avancuar amerikan si “MQ-9 Reaper”, të cilët konsiderohen si fjala e fundit e teknologjisë në këtë drejtim.

Sipas mediave lokale, dronët në fjalë janë përdorur edhe më herët nga amerikanët për të vëzhguar qiejt e Sirisë dhe Jemenit që prej vitesh gjenden në një luftë civilë, ndërsa sipas mediave lokale tani do të fokusohen edhe në drejtim të tokës turke.

“Këto UAV mund të qendrojë në ajër për një kohë shumë më të gjatë sesa mund të qëndrojnë dronët turq TB2 Bayraktar. Ata kanë aftësinë, nëse kërkohet, të mbajnë raketa ajër-tokë dhe ajër-ajër. Ata gjithashtu mund të monitorojnë “armikun” duke transmetuar në kohë reale imazhe në qendrat e operacionit, të mbledhin informacion, por edhe të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, duke pasur aftësinë për të qëndruar pa karburant në ajër deri në 48 orë me nje rreze veprimi deri në Qipro”, shkruajnë mediat greke duke shtuar se këta dronë kanë një rreze veprimi prej 1 850 kilometrash dhe mund të vëzhgojnë çdo gjë nga Deti i Zi deri në Kretë.


Shtuar 25.11.2022 10:50