Një turiste britanike raportohet se është përdhunuar nga një anëtar i stafit në hotelin ku po qëndronte me miqtë në Korfuz.
E reja, 21 vjeçe, raportoi në polici se një banakier shqiptar, 23 vjeç, e përdhunoi pasi e joshi në banesën e tij në qytetin e plazhit Agios Georgios.
Sipas agjencisë shtetërore greke të lajmeve ERT, autori i dyshuar po fliste me gruan pranë pishinës dhe i sugjeroi që të takoheshin më vonë jashtë kompleksit të hotelit.
Më pas raportohet se punonjësi i hotelit e ka bindur gruan që ta ndiqte në shtëpinë e tij me premtimin se do të bënte banjë përpara se të dilnin së bashku, shkruan The Sun.
Në banesën e tij, 21-vjeçarja pretendon se ai e sulmoi duke e përdhunuar teksa ajo përpiqej të mbrohej.
Sipas ankesës së saj, britanikja më pas u kthye në hotel ku u tregoi miqve të saj për kalvarin e pretenduar të makthit përpara se të telefononte numrin e urgjencës evropiane 112 për të raportuar përdhunimin e dyshuar.
ERT raportoi se viktima i ka treguar policisë fotot e tij nga Instagrami për të identifikuar autorin e dyshuar
Policia e ka kërkuar burrin në hotel dhe dhomën e tij, por raportohet se ende nuk është gjetur.
Hetimi është ende në vazhdim./Albeu.com/