Truss mban fjalimin e parë si kryeministre e Britanisë: Do ta kapërcejmë “stuhinë” e krizës

Liz Truss ka mbajtur fjalimin e parë si kryeministre e Britanisë së Madhe temë kyçe ishte kriza që po kalon vendi. Truss ka thënë se  vendi “mund të kapërcejë stuhinë” e krizës së kostos së jetesës.

Duke folur jashtë derës së famshme të zezë të Nr.10, Truss tha: “Sado e fortë që mund të jetë stuhia, unë e di që populli britanik është më i fortë. E di se ne kemi atë që duhet për ta bërë Britaninë të punojë sërish”.

Kryeministri përshkroi tre prioritete, rritja e ekonomisë me një premtim për ulje taksash, mënyrën e duhur për të trajtuar krizën e energjisë dhe përmirësimi i aksesit në NHS.

“Ne do ta transformojmë Britaninë në një komb aspirues me punë me pagesë të lartë, rrugë të sigurta dhe ku çdokush kudo ka mundësitë që meriton. Do të marr masa dhe do të veproj çdo ditë për të realizuar qëllimet”, tha kryeministrja.

Ajo gjithashtu nderoi paraardhësin e saj duke e quajtur Boris Johnson një “kryeministër jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

Truss fitoi garën për t’u bërë udhëheqësja e ardhshme konservatore të hënën, pasi mundi rivalin e saj, ish-kancelarin Rishi Sunak.

Rezultati nënkuptonte se ajo do të zëvendësonte gjithashtu Johnson  pasi ai njoftoi largimin e tij më herët gjatë verës.

Të dy liderët në largim dhe ata që vijnë u drejtuan në Balmoral në Skoci këtë mëngjes për të takuar Mbretëreshën, me Johnson që ofroi dorëheqjen e tij dhe monarken duke i kërkuar Truss të formonte qeverinë e saj.

Tani ajo është kthyer në Doëning Street dhe së shpejti pritet të shpallen emërimet e saj të para ministrore.


Shtuar 6.09.2022 18:29