Trupi i pajetë në Fushë-Krujë, familjarët e gjetën në kanal teksa po shkonin në punë

Familjarët e Indrit Ndoj janë terrorizuar teksa janë përballur me trupin e pajetë të 34-vjeçarit në kanal.

Ata e gjetën në një kanal anës rrugës teksa ishin duke shkuar për në punë. Rastësisht ata kanë parë familjarin e tyre në kanal me një plagë plumbi në këmbë.

Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.


Shtuar 21.10.2022 09:33