Një marrëveshje është arritur midis SHBA-së dhe BE-së për tarifat. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nënshkruan marrëveshjen për tarifën prej 15% gjatë një takimi në Skoci.
Gjatë konferencës për shtyp para takimit dypalësh, të dy udhëheqësit folën për një shans të mirë për të arritur një marrëveshje, “nëse ka ndonjëherë një të tillë, do të jetë më e madhja ndonjëherë”, deklaruan ata.
Dhe tani marrëveshje është arritur. Në fakt, Trump e bëri të ditur se tarifat nuk do të uleshin poshtë 15% dhe kështu ndodhi. Kjo tarifë është e njëjtë me atë të Japonisë. Krahasuar me 30% që Trump vendosi më 9 korrik dhe kur afati i fundit ishte 1 gushti, duket një e marrëveshje e mirë edhe për BE-në.