Tronditet Shkodra/ Vihet lëndë plasëse në një agjenci funerale

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg në Shkodër, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Shënjestër e sulmit u bë një agjensi funerale, në pronësi të shtetases me inicialet F. F. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shtuar 29.08.2024 07:26