Tronditet qyteti verior në Shqipëri: 5 persona abuzojnë s*ksualisht një vajzë të mitur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Mirditë ku janë vënë në pranga 5 persona.

Policia bën me dije se personat në fjalë kanë shantazhuar dhe kryer marrëdhënie me një vajzë të mitur vetëm 15-vjeç.

Policia bën me dije se shtetasit e vënë në pranga janë nga mosha 44 vjeçare tek mosha 17 vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.   /albeu.com/

 

 

Shtuar 18.05.2021 10:32