Një krim i rëndë ka tronditur sërish vendin fqinj, Greqinë.
Mediat vendase bëjnë me dije se një djalë i ri, ka vrarë babain e tij duke e masakruar me thikë pas shpinë.
Protothema ka zbuluar detaje nga vrasja, duke bërë me dije se autori kishte përdorur një thikë kuzhinë për të masakruar të atin në gjoks dhe duar.
Sipas Policisë, autori vuante prej vitesh nga problemet psikologjike si dhe ishte përdorues droge, ç’ka dyshohet se janë shkaqet e sulmit ndaj të atit. Megjithatë pritet që i riut t’i nënshtrohet një ekspertimi mjeko-ligjor për të zbuluar të vërtetën.