Tronditëse! Gjendet pa shenja jete vëllai i Unikkatil!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të qytetit. Viktima është identifikuar si vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj. Policia ka konfirmuar lajmin dhe ka njoftuar se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes së tij.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thotë ndër tjerash Ahmeti.


Shtuar 2.03.2025 20:20