Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit ku një 19 vjeçare është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Policia ka prangosur dy shtetasit në banesën e tyre: D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, të cilët i kanë shkaktuar dëme të mëdha në trup të resë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Mat
Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme./albeu.com/