Ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u zhvillua protesta e 38-të me radhë, me qytetarë që kërkuan largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit Edi Rama.
Një element që ra sërish në sy ishin pankartat dhe vizatimet e fëmijëve, të cilët prej disa ditësh po përcjellin mesazhet e tyre përmes pikturave të vendosura në bulevard.
Të lidhura
None found
Mesazhet e shfaqura gjatë tubimit trajtonin çështje të ndryshme sociale, duke nisur nga arsimi e shëndetësia, e deri te drejtësia dhe mbrojtja e pronës.
Në pankarta shkruhej: “Një i çmendur një vend e çmend” “Protestojmë për arsimin e dështuar, drejtësinë e korruptuar, shëndetësinë e degjeneruar dhe të gjitha strukturat e munguara” “Koha e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve” “Shteti duhet të mbrojë pronën, jo grabitësit. Rama jep dorëheqjen” “Drejtësi për pronarët, jo miliarda për pushtetarët” “A don ti Gjergj me i fal tokë Osman Beut”?
Protestuesit thanë se do t’i vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa në bulevard atmosfera u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe me mesazhe për ndryshim politik.

















Mesazhet e shfaqura në protestë prekën tema të ndryshme sociale, nga arsimi dhe shëndetësia, te drejtësia dhe mbrojtja e pronës.
Në pankarta shkruhej:
“Një i çmendur një vend e çmend”.
“Protestojmë për arsimin e dështuar, drejtësinë e korruptuar, shëndetësinë e degjeneruar dhe të gjitha strukturat e munguara”.
“Koha e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”.
“Shteti duhet të mbrojë pronën, jo grabitësit. Rama jep dorëheqjen”.
“Drejtësi për pronarët, jo miliarda për pushtetarët”.
“A don ti Gjergj me i fal tokë Osman Beut”?
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa atmosfera në bulevard u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për ndryshim politik.
