Prashant Trivedi dhe Aferdita Zaja këtë të mërkurë ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Të dy na treguan më shumë për meditimin dhe programin Lotus Ocean që praktikojnë në të gjithë botën. Të dy na habitën me pohimin se bota nuk është e rrumbullakët por e sheshtë. Tanimë sipas tyre bota është tek epoka “unë di” dhe jo tek epoka “besoj”.
“Bota ka filluar të tronditët ka shumë njerëz që tanimë e dinë që toka është e sheshtë. Kjo është një dituri e lashtë, 500 vitet e fundit është mësuar që toka është e rrumbullakët, kjo është dituri që të lashtët e dinin, e kanë me harta, psh dituria e vedave tregon ku është toka, pse është e sheshtë, cilët janë planet mbi të, ku njeriu në fakt mund të shkojë qoftë duke qenë e gjallë”, tha Afërdita.
Prashanti nga ana tjetër nënvizoi se një nga gjërat më të rëndësishme eshte kur mëson që toka është e sheshtë, dhe per kete në të ardhmen brezi i ri do të jetë më i sigurt. Sipas tij, ka shumë gjëra që njerëzit nuk dinë dhe tanimë jemi duke kaluar nga epoka e errësirën në atë të dritës.
Po pandemia sipas tyre ishte një test? Prashanti tha: “Është një test, tregon se sa frikë ka njeriu, se si punon shkenca e mjekësisë. Në fakt në këtë periudhë njerëzit janë zgjuar dhe duan dinë më shumë”.
Prashanti duke qenë se u sëmur nuk mundi të vinte në studio, ndaj Ermali pyet nëse beson se mund të ishte me covid. Ai tha se “çdo njeri ftohet, është gripale, tani i kanë vënë thjesht një emër covid”.
Xhindët dhe magjia ishin dy pika të cilat ata shpjeguan sipas asaj që ata dinin apo dhe besojnë. A mundet dikush të bëj magji?
“Ka shumë njerëz që thonë që bëjnë magji, por universi ka fuqi hyjnore. Njeriu merr pasojat e veprimit që bën vetë, qoftë edhe vendimet kur na vijnë, që është energjia e planetit, ose zë, ka shumë njerëz që komunikojnë me xhindët, dhe çdo gjë mund të vij tek ty. Por ti je që duhet të vendosësh. Njeriu që vendos”, tha Prashanti.
Ndër të tjera ato biseduan edhe për alienët. Prashanti nënvizoi se alienët janë të pavertetë, madje sipas tij fjala alienë në anglisht domethënë gënjeshtër. Ndërkohë, avatar sipas tyre është term sanskritisht dhe është një qeniu më i lart se njeriu, shpirti i tij. Pra një qenie hyjnore qe nuk vjen nga toka por në plan ekzistencë më të lartë se sa toka; Vjen në formë njeriu dhe pasi mbaron misionin kthehet përsëri aty ku ishte.
A ka ardhur fundi i botës? Sipas tij nuk ka një fund të botës por një rrëzim të sistemeve, toka dhe njerëzit do të vazhdojnë.