Tritoli në shtëpinë e Dukës, Artan Hoxha “zbardh” detaje: Personi i arrestuar është i pafajshëm

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në emisionin “Skaner” foli për tritolin në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka. Hoxha u shpreh se ende nuk ka prova bindëse, për personin që thuhet në media se i vendosi tritolin Dukës.

Ai deklaroi se personi që është arrestuar, është i pafajshëm, deri sa të ketë një vendim gjykate.

“Tritoli në shtëpinë e Dukës? Po nëse them unë që emri që i është dhënë medias, si personi që i vendosi tritolin Dukës, nuk është i vërtetë. Ky person deri sa të jepet një vendim gjykate, është i pafajshëm. Ende nuk kemi parë prova bindëse, që ky është autori. Thuhet që është me xhup, ndërkohë që kishte bluzë me kapuç kur vendosi tritoli.

Ditën që ndodhi, e morën drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe i thanë që duhej të merreshin me këtë. Është një fushatë ku Duka është i pamposhtur. Nuk ka garë me Dukën. Me atë ka pasur garë vetëm në 2002”, deklaroi Hoxha./albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 09:07