Tritoli në banesën e motrave Nikolli, çështja i kalon SPAK

Dosja e ngjarjes me tritol në banesën ku jetonin me qira dy motrat Nikolli, i ka kaluar SPAK, pasi Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencë.

Motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, pretenduan se shpërthimi që la të plagosur një banor të pafajshëm, është porositur nga Nuredin Dumani teksa prokuroria e Elbasanit e kishte regjistruar për plagosje të rëndë dhe posedim eksplozivi.

Dosja do t’i bashkohet të njëjtit hetim, ku është pjesë edhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.


Shtuar 22.07.2024 13:29