Tritan Kalo mesazh “Shëndetësisë”: Mjaft me retorika për vaksinat, por administojini si duhet ato

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, përmes një postimi në Facebook, shkruan se ecuria e kohëve të fundit të pandemisë tregon se ende nuk është koha për të brohoritur “Fitore”, por për të treguar kujdes ndaj shëndetit.

Kalo gjithashtu u është drejtuar institucioneve shëndetësore, duke iu thënë: “Mjaft me retorika për vaksina të sigurta apo të pa sigurta, por duhet shtuar shumë kujdesi në miradministrimin e këtyre vaksinave,  për të ruajtur zinxhirin ftohës/konservues të tyre gjatë transportimit si në dhe në aplikimin e tyre.

Postimi i Kalos:

Kohë kovidiane….11.11.2021….Ecuria e kohëve të fundit e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, ve në pah  faktin se ENDE nuk mundet të brohorasim “Fitore”, por edhe të mos e zbehim përkujdesin ndaj SHËNDETIT tonë individual dhe të gjithë shoqërisë sonë….Jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë dhe e plotëvlertë për të, për familjen e për të gjithë shqiptarinë….KOMBINIMI i kujdesshëm i të gjitha masave të dobishme në uljen e mundësisë së infektimit, ose në uljen e rrezikut jetëlëndues e jetëmarrës të virusit Sars-Cov2/Covid-19, MHD (Maskë, Higjenë personale dhe kolektive, Distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme) dhe VAKSINIM, me siguri do t’a bëj të mundur jo vetëm përballimin por edhe daljen nga “tyneli i zymtë e asfiksues” i kësaj “flamë mbarëbotërore”…..RETORIKA ndaj vaksinave sidomos prej GJITHOLLOGËVE, duhet të marë fund….Është e vërtetë se ato nuku e kanë treguar efektin e mirëreklamuar të tyre, POR në fund të fundit kanë shpëtuar dhe vijojnë të shpëtojnë miliona jetë njerëzish, duke u mundësuar të vaksinuarve si kalimin më të lehtë të sëmundjes, po ashtu edhe mos humbjen e jetës nga infeksioni prej Sars-Cov2/Covid-19, dhe riaktivizimin dobiprurës të dijedhënies e të aktiviteteve ekonomike të vendit….Administrata Amerikane dhe ajo e Britanisë së Madhe kanë njohur së fundmi Sinovac, si një vaksinë të besueshme dhe pas 22 Nëntorit të vaksinuarit prej saj mundet të hynë në këto vënde….MJAFT MË me retorika për vaksina të sigurta apo të pa sigurta, POR duhet shtuar shumë kujdesi në mirëadministrimin e këtyre vaksinave,  për të ruajtur zinxhirin ftohës/konservues të tyre gjatë transportimit si në dhe në aplikimin e tyre….VETNDËRGJEGJËSIMI, MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok do të prevalojnë mbi këtë “zezonë” të emërtuar Pandemija e shkaktuar prej virusit jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19…..NË NDËRKOHË të mos e zbehim për asnjë çast symprehtësinë ndaj Sëmundjeve të tjera Infektive stinore virale apo bakteriale qofshin ato…..NUKU ka vetëm Covid-19….Together forever!!! #ripostimi mund të bëhet vetëm me lejen e shkruesit./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 08:37