Mjeku infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje të tregohet akoma kujdes nga pandemia, pasi infektimi nga variantet e reja është afër.
Kalo ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen, duke renditur tre përparësitë që kanë ata që injektojnë vaksinën.
-Ul rrezikun e infektimit,
-Ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit
-Ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.
Postimi i Kalos:
Kohë kovidiane…..17.07.2021……Edhe pse numuri i të shtruarve në Covid-1 është në minimumin e mundëshëm, edhe pse numuri i të testuarve pozitiv për Sars-Cov2/Covid-19 vërtitet po ashtu në shifra minimale, rreziku i infektimit nga variantet e ndryshme të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është iminent, sidomos në kushtet e liberalizimit të plotë të hyrjeve në Shqipëri, për ti dhënë sado pak oksigjen një ekonomie të asfiksuar prej 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…..Në këto kushte kur edhe stina e VERËS sjedh me vete dhjetra e dhjetra infeksione stinore gastro-intestinale bakteriale, virale dhe ushqimore, infeksione të lëkurës, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, pickime e infektime nga insektet e brejtësit, alergji nga më të ndryshmet, MOS e nënvlerësoni për asnjë dekikë përkujdesin ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisin ku jetoni apo pushoni këto javë të këtij “ ferri klimatik” të pa parë…..Krahas HIGJENËS personale e kolektive, ruajtjen kur dhe ku është e mundshme të distancimit fizik, mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara sidomos nga individët e pa vaksinuar dhe nga të sëmurët me komorbozitete, KURRË mos nënvlerësoni dobiprurjen e VAKSINIMIT kundër Sars-Cov2/Covid-19 sepse u krijon tre përparësi në përballjen me “flamën mbarbotërore” në dallim me mos vaksinimin: 1- ul rrezikun e infektimit, 2- ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit, dhe 3- ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje…. Krahas imunizimit aktiv prej kalimit të zëshëm apo të pazëshëm të infeksionit nga Sars-Cov2, imunizimi aktiv pëmes VAKSINIMIT do ta bëj të mundshme mbritjen e imunizimit të popullatës në atë nivel, sa të mund të ndërpresë zinxhirin e infektimeve si dhe triumfin e plotë ndaj kësaj sëmundje, e cila më pas do jetë pjesë endemike e mozaikut të sëmundjeve të ndryshme që bashkëshoqërojnë njerzimin prej shekujsh…..Të mendojmë dhe të punojmë për çdo ditë për këtë ditë….. DERI ATËHERË, vetkujdesje maksimale sepse asnjë Shqiptar nuku ësht i tepërt këtë botë, përkundrazi…..Ne jemi këtu si staff mjeksor i Covid-1 në QSUNT, për t’u Përkujdesur për ju me Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….. Together forever!!!!/albeu.com