Tre simptomat e hershme që sinjalizojnë migrenën

Migrena është shkaku i dytë i dhembjeve primare të kokës. Migrena është sëmundje kronike që shkakton dhembje intense të kokës për orë ose ditë të tëra.

Simptomat:

Migrena zakonisht fillon në fëmijëri, adoleshencë ose moshën e hershme adulte. Një atak tipik migrenoz prodhon disa ose të gjitha shenjat e simptomat e mëposhtme:

– Dhembje e moderuar, ose intense e kokës e cila mund të jetë në njërën anë të kokës, ose në të dyja

– Dhembje koke me kualitet pulsues, shpues

– Dhembje që përkeqësohet nga aktiviteti fizik

– Dhembje që ndikon në aktivitetet e përditshme

– Të përziera me ose pa të vjella

– Ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmave.

Kur nuk trajtohet, migrena zakonisht zgjat nga 4 deri në 72 orë, por frekuenca me të cilën dhembja shfaqet varion nga personi në person. Jo të gjitha dhembjet janë njësoj. Shumica e personave që vuajnë përjetojnë atë që quhet migrenë pa aura, e cila njihet si migrena e zakonshme. Disa të tjerë kanë migrenë me aura, e cila njihet si migrena klasike.

Kur duhet te shkoni tek mjeku?

Migrena është shpesh e padiagnostikuar dhe e patrajtuar. Nëse keni dhembje që ju kufizon në aktivitetet e përditshme dhe interferon me jetën tuaj duhet të konsultoheni me mjekun dhe të diskutoni alternativat e trajtimit. Edhe nëse jeni diagnostikuar me migrenë para shumë kohe dhe vini re se paterni i dhembjes së kokës ka ndryshuar, duhet të lidheni me mjekun. Duhet të takoni mjekun, ose të paraqiteni në urgjencë nëse keni ndonjërën nga shenjat dhe simptomat e mëposhtme, të cilat mund të indikojnë ndonjë problem serioz:

Vendosjen e një dhembje koke të menjëhershme, të fortë, si goditje rrufeje

Dhembje koke me temperaturë, ngurtësim të qafës, rash, konfuzion mendor, konvulsione, shikim të dyfi shuar, dobësi, mizërime, mpirje dhe vështirësi në të folur.

Dhembje koke pas një goditje në kokë, vëçanërisht nëse dhembja bëhet më e keqe.

Dhembje koke kronike e cila bëhet më keq pas kollës, ushtrimeve fizike, ose lëvizjeve të papritura.

Një dhembje e re koke nëse jeni më shumë se 50 vjeç.


Shtuar 25.01.2022 19:06