Tri anije manovrojnë në brigjet shqiptare, ambasada e SHBA-ve nxjerr pamjet

Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka publikuar një fotografi nga një trajnim i tri anijeve në brigjet shqiptare.

Sipas ambasadës, procedurat dhe manovrat janë në përputhje me standardet e NATO-s dhe ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave. Anijet janë dy shqiptare dhe një amerikane.

“Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s. Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.

“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO.
(Të drejtat e fotos: Marina e SHBA)”-shkruan ambasada e SHBA-së. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2021 09:27

Tags: ,