Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Spanjës, ndryshime të rëndësishme

Kombëtarja e Kosovës sonte (e mërkurë) do zhvillojë super sfidën ndaj Kombëtares së Spanjës.

Pas humbjes ndaj Suedisë, “Dardanët” synojnë këndelljen dhe kërkojnë një barazim ndaj kampionit të Botës.

Duke marrë parasysh kritikat dhe sulmin e frikshëm te Spanjës, pritet që përzgjedhësi Bernard Challandes të ndryshojë sistemin nga 4-2-3-1 në 5-3-2 (5-2-1-2).

E nisim nga portieri, pas gabimeve ndaj Suedisë, Samir Ujkani pritet të jetë në stol, derisa debutimin me ekipin e parë ndaj Spanjës do ta këtë Betim Halimi.

Në ‘zemrën’ e mbrojtjes do jenë treshja Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti dhe Betim Fazliji, derisa në krahë Leart Paqarada dhe Florent Hadergjonaj.

Mesfusha pritet të jetë e ndërtuar nga Hekuran Kryeziu, Bersant Celina dhe Idriz Voca, ky i fundit me shumë gjasa do jetë titullar sepse Valon Berisha sapo është shëruar nga lëndimi dhe tekniku zviceran nuk do ta rrezikojë duke e vendosur nga minuta e parë.

Ndërsa, dyshja qendërsulmuese do jetë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Kështu do të duket ky formacion që ndoshta do ta befasojë Spanjën:

5-3-2: Ujkani; Vojvoda, Dresevic, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj; Kryeziu, Voca; Celina; Rashica, Muriqi.


Shtuar 31.03.2021 09:23