Policia ka arrestuar një 19-vjeçar në Kukës, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Hyundai”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.
Njoftimi i policisë:
Kukës
U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, që të kalonin kufirin, kundrejt fitimit, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Rrugore të Autostradës Kalimash-Morinë, kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij tip “Hyundai”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
———