Policia vijon me operacionin “Tempizëm 23”, duke arrestuar një tjetër person të përfshirë në aktiitetin e paligjshëm të transportimit të emigrantëve të plaigjshëm si dhe në kultivimin e kanabisit.
Kujtojmë se, gjatë operacionit të zhvilluar disa ditë më parë, në një banesë, u gjetën të strehuar 9 shtetas të huaj, ndërsa në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë (3 të vënë në pranga, 1 ende në kërkim) ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Këta shtetas transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Tempizëm 23”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.
Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u godit një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe një rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.
Gjatë operacionit të zhvilluar disa ditë më parë, në një banesë, u gjetën të strehuar 9 shtetas të huaj, ndërsa në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempizëm 23”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë (3 të vënë në pranga, 1 ende në kërkim) ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Këta shtetas transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Gjatë operacionit të zhvilluar disa ditë më parë, në banesën e njërit prej shtetasve të arrestuar u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu, në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.
Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.a