Tragjike në Kroaci, babai vret tre fëmijët dhe tenton vetëvrasjen duke u helmuar

Një 56-vjeçar në Zagreb të Kroacisë ka vrarë tre fëmijët e tij të mitur, thotë policia vendse.

Mediat lokale shkruajnë se autori, nga Austria por që jetonte në Kroaci, kishte planifikuar edhe vetvrasjen.

Policia, e alarmuar nga të afërmit e 56-vjeçarit, të cilët kishin zbuluar në rrjetet sociale se po planifikonte të bënte vetëvrasje, ndërhyri dhe gjeti trupat e tre fëmijëve dhe babait të tyre në gjendje të keqe.

Sipas raportit mjekoligjor, fëmijët kishin vdekur nga dhuna, ndërsa auori u dërgua në spital për kujdes shëndetsor pasi kishte pirë helm ose ilaçe.

Dy nga tre fëmijët, binjakë, ishin 7 vjeç, ndërsa fëmija i tretë ishte 4 vjeç, sipas mediave lokale.

Mësohet se ish-gruaja e të dyshuarit, nuk ishte në Zagreb kur u krye krimi.


Shtuar 25.09.2021 14:50