Tragjike, hyri për të bërë dush, 7-vjeçarin nga Gjakova e zë korenti, humb jetën

Foto ilustruese

Shtatëvjeçari Avdi Morina nga Gjakova mbeti i vdekur mbrëmjen e së dielës. Kontakti i telave të energjisë elektrike me ujin në banjën e shtëpisë i morën jetën vogëlushit.

Të lidhura

None found

Ai hyri në banjë për të bërë dush pasi kishte përfunduar lojën në rrugën “Xheladin Nushi” të Gjakovës.

Me të dëgjuar zhurmën, reagoi nëna e Avdiut. Në përpjekje për të shpëtuar të birin, ajo pësoi lëndime nga energjia elektrike, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e prokuroria dolën në vendngjarje për të hetuar vdekjen. Ndërsa, nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe se shumë shpejt do të dalin me një raport për rastin. /Express/


Shtuar 22.08.2022 22:06