Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku Dardan Krivaqa dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij vetëm 18-vjec, Marigona Osmani.
Burimet bëjnë me dije se e reja është dhunuar për të paktën 24 orë nga autori.
Gjykata ka zbuluar se ka qënë Krivaqa ai i cili dyshonte se 18-vjeçarja e tradhëtonte me djalin e dajës.
Për këtë shkak ai kishte nisur dhunën ndaj saj.
Gjykata Themelore e Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit Arbër Sejdiut, i cili ishte prezent në banesë kur e reja dhunohej, madje dhe ai e ka goditur.
NJOFTIMI I PLOTË:
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thotë Gjykata.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim. /albeu.com/