Tragjedia, shkon në mbi 3500 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Është rritur bilanci i viktimave pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë mëngjesin e së hënës.

Media ndërkombëtare raortojnë se numri otal i viktimave deri në këto momente ka shkuar në 3554.

Nga totali, 2,316 e personave që kanë humbur jetën janë në Turqi. Ndërkohë, rreth 700 vdiqën në Sirinë e kontrolluar nga rebelët dhe 538 në Sirinë e kontrolluar nga qeveria.

Shërbimet e emergjencave raportuan se 7,340 njerëz ishin shpëtuar deri më tani. Ndërkohë në Siri deri më tani janë raportuar 1,293 viktima, sipas shifrave nga qeveria e Damaskut dhe punonjësit e shpëtimit në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga kryengritësit, citojnë mediat e huaja.

Më shumë se 25,000 njerëz, përfshirë ushtarë turq, po kryejnë aktualisht operacione kërkimi dhe shpëtimi në rajonet e prekura.


Shtuar 6.02.2023 22:59