Qyteti i Korçës, u trondit më 8 gusht nga vrasja e Joan Zykos. 20-vjeçari humbi jetën pasi u qëllua me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë. Deri në vitin 2017, Zyko kishte qenë pjesë e akademisë së Skënderbeut, ku mbronte portën e skuadrës U-15. Ai njihej gjithashtu si një mbështetës i zjarrtë i “Ujqërve të Dëborës”.
Pas ngjarjes së rëndë, klubi i Skënderbeut reagoi përmes faqes zyrtare, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-futbollistit të akademisë dhe tifozit të përkushtuar të ngjyrave bardhekuqe.
Të lidhura
None found
Në mesazhin e klubit theksohej se Joani kishte qenë pjesë e familjes së Skënderbeut, fillimisht si lojtar i akademisë dhe më pas si një prej tifozëve që e mbante skuadrën në zemër.
Skënderbeu u përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të 20-vjeçarit në këto çaste të vështira.
“Prehu në paqe, Joan! Do të mbetesh gjithmonë pjesë e familjes bardhekuqe”, përfundonte reagimi i klubit.
