Marshimi i 71-të në Tiranë me thirrje për UÇK-në, rruga “Ukraina e Lirë” riemërtohet simbolikisht “Dardania e Lirë

Protesta e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar në ditën e saj të 71-të mori një tjetër drejtim, duke u përqendruar te përfaqësitë diplomatike të Serbisë dhe Ukrainës.

Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre me parrullën “UÇK, UÇK”, teksa adresuan mesazhe të drejtpërdrejta ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ky veprim erdhi menjëherë pas vizitës së tij në Beograd, ku u takua me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

Të lidhura

None found

Gjatë daljes së përbashkët para gazetarëve, Zelensky rikonfirmoi se qëndrimi i vendit të tij mbi pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar dhe se Ukraina nuk e njeh shtetësinë e saj.

Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra në Kosovë, ku ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, u shpreh se ajo është për të ardhur keq.

Një grup protestuesish vendosën të kryejnë një akt simbolik në Shqipëri, duke ndryshuar emërtimin e rrugës që njihet aktualisht si “Ukraina e Lirë”.

Si pasojë e qëndrimit të Zelenskyt, ata e pagëzuan rrugën “Dardania e Lirë”, duke vijuar njëkohësisht me brohoritjet në nder të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një zhvillim paralel në Prishtinë, është hequr nga fasada e Grand Hotelit banderola e madhe me mbishkrimin “Free Ukraine”.


Shtuar 10.08.2026 09:50

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomdedebet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio