Edhe pas tragjedisë së një dite më parë në Himarë, vijon çmenduria e mjeteve lundruese në brigjet shqiptare.
Mjetet lundruese kanë vijuar të qarkullojnë me shpejtësi marramendëse, shumë pranë brigjeve shqiptare.
Madje këto mjete nuk po i ndalon dot as urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Në videon e mëposhtme janë regjistruar disa pamje nga plazhi i Durrësit, ku shihen “jet Ski-të” që “fluturojnë’ e garojnë me njëra-tjetrën se kush do të bëjë më shumë spektakël./albeu.com/