Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, njoftoi sot se të gjitha materialet metë cilat posedon prokuroria publike e RMV-së ua ka dorëzuar kolegëve të tyre bullgarë.
“Sot ua dorëzuam ADN profilet prokurorëve bullgar, procesverbalet nga 8 dëshmitarët, dokumentet e plota të Besa Trans, dhe dokumentacionin e plotë që posedon MPB-ja, kjo është në përputhje me standardet ndërkombëtare, sepse aksidenti ka ndodhur në Bullgari dhe hetimin e kryejnë organet e hetuesisë bullgare”, tha Joveski.
Ndërkohë prokurori bullgar u shpreh se falë bashkëpunimit me prokurorët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, shpreson në zbardhjen sa më të shpejt të rastit, identifikimin e viktimave dhe të mundësojmë kthimin e tyre në RMV, dhe familjarëve t’ju mundësohet që të kryejnë ceremoninë mortore.
Ndërkohë Joveski njoftoi se nesër dy përfaqësues tonë nga mjekësia ligjore do të udhëtojnë për në Bullgari./alsat