Ditën e djeshme në autostradën e “Strumës” në Bullgari autobusi i agjencisë turistike “Besa Trans” që po kthehej nga Stambolli u përplas dhe më pas u dogj duke u marrë jetën 46 shtetasve të Maqedonisë së Veriut, shumica e tyre shqiptarë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli dje tre ditë zie kombëtare për këtë ngjarje tragjike, ndërsa sot flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore do të ulen në gjysmështizë edhe në Kosovë dhe në Bullgari.
Kujtojmë se nga tragjedia shqiptare në Bullgari kanë mbijetuar vetëm 7 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje traumtike nga ajo që kanë përjetuar./albeu.com