Tragjedia e 7-vjeçares në plazhin e Potamit, reagojnë të irituar vipat, nga Noyzi tek Olsa Muhameti

Nga pushimet në një tragjedi për familjen shqiptare. Data 2 gusht ka tronditur jo vetëm familjarët dhe pushuesit por edhe mbarë shqiptarët.

Mesditën e djeshme një vajzë 7-vjecare u përplas nga një skaf ku për pasojë mbeti e pa jetë. Skafi drejtohej nga Arjan Tasi, ish-punonjës policie.

Mbi këtë ngjarje kanë reaguar njerëz jo të njohur, publikë, zyrtarë, politikanë e gazetarë.

Disa nga postimet që kanë rënë në sy nga të gjithë ishin edhe postimet e VIP-ave të Show-bizit shqiptar.

Me anë të një postimi këngëtari i mirnjohur shqiptar Noyzi ka reaguar duke thënë: “Po ti ca faji pate ti o dritë”.

Një tjetër këngëtar i cikli ka reaguar në Instagram është Stresi ku ka shkruar se: “Na këpute shpirtin zemra e vogël! U prefsh në paqe, zoti u dhëntë durim familjarëve”.

Nuk ka mbetur pas edhe producentja Olsa Muhameti Ku ka hedhur disa insta-story ku në njëprej tyre shkruan: “U prefsh në paqe biri i vogël, Pusho me engjëjt”.

Einxhel Shkira, ish-konkurentja e Big Brother Vip ka reaguar duke thënë se shkofshin pas diellit me gjith detin tonë të mirë, me bshezllone dhe krudo. “S’ka ngushëllim që mund t’i jepet asaj familjeje sot”, shprehet Einxhel.

Jonida shehu: “Jemi të mallkuar se nuk ka mundësi”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë gjatë sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin./albeu.com

 


Shtuar 3.08.2022 15:05