Një aksident në banesë i mori jetën pasditen e kësaj të shtune një 62-vjeçari me inicialet V.K. në qytetin e Korçës. Burri nga Bilishti ndodhej për vizitë te motra e tij kur ndodhi ngjarja tragjike.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 62-vjeçari rrëshqiti pa dashje në tualetin e shtëpisë, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Motra e tij lajmëroi menjëherë ambulancën, e cila mbërriti në vendngjarje dhe e dërgoi me urgjencë në spital.
Të lidhura
None found
Megjithëse iu dha ndihma mjekësore dhe u transportua me shpejtësi, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të shkaktuara nga rrëzimi dhe ndërroi jetë.
Forcat e policisë shkuan në banesë pas marrjes së njoftimit dhe po kryejnë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit fatal. Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes.
