Adriatik Dosti pas deklaratave nga Serbia: “Kosova duhet të qëndrojë vigjilente”

Publicisti dhe analisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilat i ka konsideruar tregues të një qasjeje të rrezikshme antishqiptare në Serbi.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dosti ka drejtuar kritika edhe ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrit Ivica Daçiq, për të cilët pretendon se janë përpjekur t’i zbusin ose relativizojnë qëndrimet e Paunoviqit. Ai ka kritikuar gjithashtu kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar për mungesë të një reagimi zyrtar nga Tirana.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Dosti u ka kërkuar institucioneve dhe forcave politike në Kosovë të heqin dorë nga konfliktet e brendshme dhe të bashkohen përballë asaj që ai e quan rrezik nga Serbia.

Shkrimi i plotë:

Çfarë qëndron pas “Corbes Srpska”…

Deklarata publike e bërë ditët e fundit nga njëra prej ministreve të Vuçiqit, lidhur me spastrimin etnik të fundviteve ’90 në Kosovë nga Millosheviçi dhe Serbia gjenocidiste, ka tronditur botën dhe në veçanti shqiptarët.

“Sikur të isha në vend të Millosheviçit, unë do të kisha kryer spastrim etnik në Kosovë në fund të viteve ’90”, ka thënë Snezhana Paunoviq, pa u stepur aspak.

Në Kosovë pati reagime të ashpra, sipas Dostit me të drejtë, dhe menjëherë u kërkua që njëra prej “kucedrave kriminale serbe” të shpallej Non Grata.

U kërkuan protesta edhe pranë BE-së dhe Parlamentit Evropian, ndërsa reagime pati edhe nga Amerika, NATO-ja e të tjerë.

Sipas tij, i pari që doli në mbrojtje të Paunoviqit ishte Ivica Daçiq, të cilin Dosti e quan “kriminel tjetër”. Daçiq, shkruan ai, u shpreh se Snezhana ndoshta kishte dashur të thoshte që kush nuk e ndien veten serb në Kosovë, duhet të kthehet në atdheun e tij, në Shqipëri.

Dosti e cilëson deklaratën e Daçiqit edhe më të ulët dhe kriminale.

Më pas, sipas tij, reagoi vetë Vuçiqi, i cili, pas kritikave nga BE-ja dhe presionit ndërkombëtar, deklaroi se Serbia nuk është për luftë, por për paqe, marrëveshje dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e saj.

Megjithatë, Dosti vëren se Vuçiqi nuk tha asnjë fjalë për deklaratat që ai i cilëson thellësisht antishqiptare të Snezhana Paunoviqit dhe Ivica Daçiqit.

Ai shkruan se Paunoviq, në një tjetër deklaratë në televizion serb, nuk kërkoi falje publike për atë që kishte thënë kundër shqiptarëve. Në vend të kësaj, sipas Dostit, ajo tha se serbët i shprehin çdo ditë normalisht mes tyre këto gjëra dhe se gabimi i saj i vetëm ishte që i kishte thënë publikisht, në televizion.

Sipas tij, ajo shtoi gjithashtu se ndoshta termi “spastrim etnik” duhej zëvendësuar me fjalën “dëbim”, dhe kaq.

Më vonë, Paunoviq u kërkoi ndjesë Vuçiqit, deputetëve serbë dhe ministrave kolegë të saj.

Dosti e përshkruan këtë si dëshmi të një mendësie kriminale dhe makabre, jo vetëm të një ministreje të kabinetit të Vuçiqit, por edhe të një deklarate, sipas tij, fyese dhe të rrezikshme nga Daçiqi, një prej njerëzve të afërt të presidentit serb.

Ai përmend edhe reagimin publik të Marta Kos, të cilën e quan “shoqja për kokë” e Edi Ramës dhe “ish-spiunia sllovene e UDB”, duke thënë se ajo është shprehur shumë e tronditur nga deklarata në fjalë. Dosti shton se miqve të Ramës dhe Vuçiqit mund t’u besohet ose jo.

Po ashtu, ai thekson se pati reagime të forta nga disa kongresmenë dhe senatorë amerikanë, përballë të cilëve, sipas tij, Vuçiqi ndihet realisht dhe seriozisht fajtor.

Sipas Dostit, nga Tirana, që ai e quan “kryeqyteti nr. 2 i Serbisë”, nuk pati asnjë reagim zyrtar.

Ai citon Ramën të ketë thënë se përgjigjja ishte dhënë përmes zëdhënësit të shtetit shqiptar, duke shtuar se nuk do të merren me atë që thotë çdo lloj i çmenduri në Beograd.

Dosti shkruan se një ditë më vonë, në një samit ndërkombëtar, ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe Gjuriqi serb u takuan të buzëqeshur, u përqafuan dhe u sollën sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Ai thotë se nga Prishtina pati reagime të forta për mosreagimin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Rama, ndërsa për Presidentin Begaj, sipas tij, as nuk bëhet fjalë, pasi prej kohësh nuk e pyet dhe nuk e përfill njeri. Megjithatë, Dosti i konsideron këto reagime si të drejtuara në vesh të shurdhër dhe në adresën e gabuar.

“Nga kush prisni që të reagojë kundër Serbisë, kundër Vuçiqit, Paunoviqit, Daçiqit, Gjuriqit dhe shokëve e shoqeve të tyre?”, pyet ai.

Ai vijon duke pyetur nëse pritet reagim nga ai, parlamenti i të cilit nuk pranoi të votonte Rezolutën kundër krimeve serbe në Kosovë.

Dosti pyet nëse një reagim i tillë pritet nga bashkëideatori i Open Ballkan, të cilin ai e cilëson si një thikë pas shpine për Kosovën.

Ai ngre pyetjen nëse pritet reagim nga ai që, sipas tij, u kap me presh në dorë duke bërë plane ogurzeza me Vuçiqin dhe Batonin për ndarjen e territoreve të Kosovës.

Po ashtu, pyet nëse pritet reagim nga ai që tokat e shenjta të Kosovës i quajti “toka të askujt”.

Ai përmend gjithashtu se Rama e kishte quajtur Ramushin gomar dhe u kishte thënë kosovarëve se kush nuk voton për Thaçin është idiot.

Dosti shton se ai kishte sulmuar edhe ish-presidenten e Kosovës, zonjën Osmani.

Sipas tij, nuk mund të pritet reagim nga ai që ia mbylli derën kryeministrit Kurti, duke i thënë se nuk kishin çfarë të bisedonin bashkë, ndërsa nga ana tjetër priti në Tiranë me tapet të kuq Vuçiqin, të cilin Dosti e quan kriminel, dhe u argëtua me të.

Për këtë arsye, Dosti i drejtohet Kosovës me thirrjen që të mbajë sytë dhe veshët hapur dhe të mos presë nga ata që, sipas tij, kanë qëndruar gjithë jetën zgjuar me thikë në dorë pas shpinës së saj.

“Uji fle, hasmi nuk fle”, shkruan ai, duke iu referuar një shprehjeje shqiptare.

Ai u bën apel palëve në Kosovë të ndalin grindjet e kota mes tyre dhe aventurat për poste, karrige e pushtet.

Dosti kërkon që ata të dalin përballë dhe t’i dalin zot Kosovës, pasi, sipas tij, fqinji është i keq, agresor dhe armik, me të cilin shqiptarët janë përgjakur prej shekujsh.

Ai përmend deklaratën e Albin Kurtit se sa më i keq të jetë fqinji, aq më e mirë duhet të jetë pushka, duke thënë se pikërisht kështu duhet të jetë.


Shtuar 18.07.2026 20:19

MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio