Paqartësitë për krijimin e institucioneve vazhdojnë teksa afrohet afati kushtetues

Kosova ndodhet ende përballë një situate të paqartë politike sa i përket ngritjes së institucioneve të reja, ndërsa koha e paraparë me Kushtetutë po kalon.

Të lidhura

None found

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje nga diskutimet e zhvilluara deri tani, ndërsa mbledhja për konstituimin e Kuvendit pritet të thirret pas dy javësh.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi të premten se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret në fillim të gushtit.

Sipas Qeverisë së Kosovës, e cila ka folur për RTK-në, pritet që opozita të mos bllokojë procesin dhe që vendi të mos detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja.

Ndërkohë, pas takimit të fundit, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet në opozitë. LDK-ja, në anën tjetër, i ka ndërprerë bisedimet, çka ka shtuar dilemat për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se vendimi i LDK-së për të pezulluar bisedimet, si edhe përplasjet e brendshme në këtë parti, e kanë rritur pasigurinë për sigurimin e shumicës së nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Analistët thonë se PDK-ja mund të ketë rol përcaktues në këtë fazë. Sadik Zeqiri vlerëson se, pas ndarjeve në LDK, është e paqartë nëse të 18 deputetët e kësaj partie do të votojnë për presidentin e ri.

“Nëse nuk ka bisedime me PDK-në, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. LDK nuk i ka votat 18 votat e garantuara 18 për kandidatin për president”, tha Zeqiri për RTK.

Edhe analistja Fatime Hajdari mendon se zhvillimet e fundit brenda LDK-së e kanë thelluar krizën politike në Kosovë.

“LDK nuk ka pasur siguri të brendshme në kontrollimin e votës, se sa vota i ka në një bashkëpunim politik. Ata duhet të kenë qartësi. Këto parti politike duhet të kenë përgjegjësi dhe obligim për të bashkëpunuar me njëra – tjetrën”, tha Hajdari.


Shtuar 18.07.2026 20:40

MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio