Të paktën 32 persona kanë vdekur në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, pasi është shembur një urë.
Qindra janë zhytur në lumin Macchu në qytetin Morbi. Pamjet lokale tregojnë njerëz që varen nga ura e varur pjesërisht e zhytur në ujë.
“Rescue efforts underway after the collapse of a bridge in Gujarat’s Morbi district” https://t.co/33EdDgXB6M
— RaGa Supporter? (@Kafeelkkinc) October 30, 2022
Raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin sipër saj në atë kohë. Autoritetet thanë se përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.
Ajo vjen vetëm disa ditë pasi ura u rihap pas riparimeve.
Kryeministri indian Narendra Modi, i cili ndodhet në shtetin e tij në Gujarat për një vizitë tre-ditore, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar nga tragjedia”./albeu.com