Tragjedi në familjen shqiptare! COVID-19 vret nënë e bir

Kosova është një ndër vendet në rajon që po vuan më shumë nga vala e tretë e COVID-19, me versionin Delta.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dhënë lajmin e keq se kanë vdekur nënë e djalë nga Covid-19 në komunën e Gjilanit.

Haziri u shpreh se deri tani në Gjilan nga virusi kanë vdekur 180 persona.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Gjilanit janë gati 900 raste aktive.

Deri më tani në Kosovë kanë ndërruar jetë 6 gra shtatzëna nga Covid si dhe një fëmijë 3-javësh. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.09.2021 08:19