Tragjedi e paralajmëruar, nëndetësja “Titan” shfaqi probleme një vit para se të shhkatërrohej në rrënojat e Titanikut

Informacionet e reja që dalin në dritë për nëndetësen Titan që u shkatërrua pranë rrënojave të Titanikut tregojnë se anija kishte zhvilluar një problem serioz një vit përpara misionit fatal.

Sipas dailymail.co.uk, pamjet nga brenda nëndetëses, të filmuara si pjesë e një dokumentari të BBC-së të vitit 2022, tregojnë situatën.

Më pas, operatori humbi kontrollin rreth 300 metra larg rrënojave dhe në një thellësi prej 3800 metrash nën sipërfaqen e detit, nëndetësja po rrotullohej rreth vetes.

Në dokumentarin e rrjetit britanik, operatori Scott Griffith mund të dëgjohet duke thënë se “ne kemi një problem” dhe se diçka nuk shkonte me motorët. Dështimi bëri që nëndetësja të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk mund të lëvizte as përpara as prapa.

“E dini se çfarë po mendoja, ne nuk do t’ia dalim. Ne ishim fjalë për fjalë 300 metra larg Titanikut dhe megjithëse ishim tashmë në fushën e rrënojave, nuk mund të shkonim askund tjetër përveçse të rrotulloheshim”, tha pasagjerja meksikane Reneta Rojas.


Shtuar 5.07.2023 22:17