Porti i Vlorës, përmes një njoftimi, bën me dije se, për shkak të motit të keq, trageti i linjës Vlore-Brindisi-Vlore ka mbërritur në portin e Vlorës, por nuk është ankoruar.
Gjithashtu ka njoftuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 9 dhjetor
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datën 09.12.2021 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Për shkak te kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara, trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore ka mbërritur në portin e Vlorës, por nuk është akostuar, po qëndron në radë, me përmasimin e kushteve hidrometeorologjike do te akostohet për të shkarkuar pasagjeret dhe automjetet.
Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 09.12.2021 / 14:00”, thuhet në njoftim./albeu.com