“Topi i Artë”? Haaland: Besoj se do e fitoj unë këtë vit

52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, në një sezon të mbyllur me fitore në FA Cup, Premier League dhe Champions League dhe më pas Superkupën e Europës në verë.

Ky ishte viti i mrekullueshëm i Erling Haaland te Manchester City, i cili në mënyrë të pashmangshme e bën norvegjezin një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”.

I intervistuar nga “France Football”, sulmuesi ka folur për këtë çmim, duke mos u shfaqur as mendjemadh, por as tepër i modest, ndërsa deklaroi se beson që këtë trofe do ta fitojë ai vetë.

“Unë besoj vërtet në veten time. E di që mund të përparoj ende shumë, jam ende i ri. Por po, mendoj se kam një shans këtë vit”-deklaroi Erling Haaland.


Shtuar 9.09.2023 14:29